½ limon, lëkurë të grirë dhe të prerë në copa për t'u shërbyer
1 lugë gjelle vaj ulliri, plus shtesë për spërkatje
200 g brokoli
Ngrohni furrën në 220 gradë. Bëni një të çarë deri në gjysmë të gjokseve të pulës, më pas rrihni që të hollohen pak..
Priteni sfoliatën në gjysmë nga drejtimi i gjerësisë dhe vendosni të dyja gjysmat në një tavë. Vendosni një gjoks pule sipër secilës gjysmë, më pas mbushni në mes me kremin e djathit (mos u shqetësoni nëse rrjedh pak anash).
Hidhini sipër lëvoren e limonit dhe kripë, më pas palosni skajet e brumit drejt qendrës dhe mbyllni. Kthejeni secilin xhep në mënyrë që mbyllja të jetë nga poshtë. Lyejeni me pak vaj dhe më pas piqini për 30 minuta derisa të marrin një ngjyrë të artë.
Rreth 10 minuta para se xhepat të jenë gati, gatuajeni me avull ose zijeni brokolin derisa të zbutet. Hidhini në vaj dhe kripë. Shërbejeni së bashku me xhepat tuaj të pulës dhe me copa limoni për t’i shtrydhur.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Komento