225 gr mocarela, të kulluar dhe të grirë në copa të vogla
50 gr parmigiano i grirë në rende
Ngrohni vajin në një tigan, shtoni 2 thelpinj hudhër dhe gatuajini për disa sekonda, më pas hidhni domatet. Spërkatini me kripë dhe lërini të gatuhen për 10-15 minuta derisa të bëhet një salcë e trashë. E vendosim në mikrovalë spinaqin për 2 minuta që të zbutet ose duke e futur në një kullesë dhe i hedhim sipër një ibrik me ujë të nxehtë. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm për t’u mbajtur, shtrydhni sa më shumë lëng që të mundeni dhe më pas grijeni.
Ngroheni furrën në 220 gradë. Përzieni së bashku rikotën, spinaqin, një spërkatje të bollshme arrë moskat, hudhrën e mbetur të shtypur dhe pak kripë e piper. Përhapeni salcën e domates mbi bazën e një tave pjekjeje të cekët rreth 20cm x 30cm. Masën e spinaqit e ndajmë mes petullave/krepave duke e shtrirë në gjysmën e sipërfaqes. Palosni çdo petull/krepë në gjysmë, pastaj përsëri në gjysmë për të bërë një trekëndësh. I shtrojmë petullat sipër salcës, i shpërndajmë dhe mocarelën dhe parmixhanin. Lyejeni me pak vaj dhe piqini për 15-20 minuta derisa të skuqen.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Komento