12 të bardha veze (sa më afër temperaturës së dhomës aq më mirë)
1/3 filxhan ujë të ngrohtë
1 lugë çaji ekstrakt portokalli, ose ekstrakt sipas dëshirës tuaj
1 1/2 lugë çaji krem tartar
Ngrohni furrën në 180 gradë.
Në një procesor ushqimi grini sheqerin rreth 2 minuta derisa të jetë i imët. Shitni gjysmën e sheqerit me kripën dhe miellin e kekut duke e lënë mënjanë sheqerin e mbetur.
Në një tas të madh, përdorni një rrahëse vezësh për të bërë bashkë të bardhat e vezëve, ujin, ekstraktin e portokallit dhe kremin e tartarit. Pas 2 minutash, kaloni në një mikser dore. Sheqerin e rezervuar e sitim ngadalë duke e rrahur vazhdimisht me shpejtësi mesatare. Pasi të keni arritur majat mesatare, sitini mjaftueshëm nga përzierja e miellit për të pluhurosur pjesën e sipërme të shkumës. Duke përdorur një spatul përziejeni butësisht. Vazhdoni derisa të përfshihet e gjithë përzierja e miellit.
Hidheni me kujdes përzierjen me lugë në një tavë rrethore keku pa yndyrë. Piqeni për 35 minuta dhe kontrollojeni a është bërë me një kruajtëse dhëmbësh druri (Kur futet në gjysmë kruajtësja duhet të dalë e thatë).
Ftoheni me kokë poshtë në raft ftohës për të paktën një orë përpara se ta hiqni nga tava.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento