Një guidë: Si të programosh vaktet për gjithë javën me Snapfood
Në një kohë kur jeta është bërë super e shpejtë, shpesh herë mund ta gjejmë veten të përhumbur në morinë e mundësive për të konsumuar vaktet e përditshme, duke zgjedhur si përfundim ndonjë opsion jo dhe aq të përshtatshëm e duke iu dorëzuar nepseve të momentit. Por me Snapfood, krijimi i një diete të ekuilibruar është tejet i thjeshtë.
Falë opsionit “Skedulo” ti ke mundësinë të porosisësh pjatat që dëshiron në cilindo restorant dhe të përcaktosh paraprakisht, orarin në të cilin dëshiron që porosia të vijë tek ty. Në këtë mënyrë, ti mund të bësh një menu të personalizuar për të gjjithë javën me ushqime të shëndetshme e vakte të balancuara, pa u shqetësuar për pazarin, gatimin etj.
S’ke kohë të hash mëngjesin në shtëpi përpara se të shkosh në punë? Porosit pjatën tënde të preferuar dhe në opsionin “Skedulo”, vendos orarin që ti mbërrin në zyrë dhe ushqimi do të vijë në të njëjtën kohë me ty.
Je i/e rraskapitur pas një dite të gjatë pune dhe s’ke asnjë pikë fuqie për të gatuar apo për të pritur të të vijë ushqimi? Skeduloje porosinë që të vijë ekzaktësisht atëherë kur ti do të mbërrish në shtëpi.
Të njëjtën gjë mund ta bësh në avancë për të gjithë javën për ҫdo vakt dhe ja ku i hoqe vetes një stres të panevojshëm.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment