Sultjash, por pak më ndryshe

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
30 minuta
Sugjerohet për:
4-6 persona
Kalori:
3 gota oriz të bardhë, të zier
3 gota qumësht
2/3 filxhan sheqer
2 lugë gjelle gjalpë
1/2 filxhan rrush të thatë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Lëkura e 1 limoni, e grirë në rende
1 lugë çaji kanellë, e ndarë

Në një tigan mesatar, bëni bashkë orizin, qumështin, sheqerin dhe gjalpin. 

Shtoni më pas rrushin e tatë dhe vaniljen dhe gatuajini për 25 minuta derisa pjesa më e madhe e lëngut është përthithur.

Shtoni lëkurën e limonit dhe gjysmë luge ҫaji kanellë.

Shpërndajeni në tasa dhe spërkateni me pjesën e mbetur të kanellës.

Komento