Pizza është gjithmonë një ide e mirë! 5 llojet që duhet t’i provoni patjetër në Snapfood
Nuk do mend që është ushqimi më i preferuar në mbarë botën! Fundja, ҫfarë mund të jetë më e mirë se një pizza?! Mendohuni, do ju presim… Por ndërkohë që mendoheni, ju sjellim një listë me disa prej pizza-ve më të mira që do të gjeni në Snapfood dhe që duhet t’i provoni patjetër.
Margarita tek Django American Pizza
Margarita klasike italiane ka marrë pasaportë amerikane tek Django, që është e para pizzeri në Tiranë që sjell pizza në stilin amerikan, konkretisht atë të Detroit. Me kore të trashë krokante, salcën speciale dhe tre lloje djathërash, kjo pizza është një bombë e vërtetë .
Diavola tek Black Pizza
Adhurues të shijes pikante mblidhuni këtu! Black Pizza ka sjellë një recetë milaneze të brumit të shëndetshëm pa maja dhe Diavola e tyre me sallamin pikant spianata është një mrekulli!
Frutti di mare tek Juvenilja
Nuk e ekzagjerojmë nëse themi se pizza-t e Juveniljas me furrë druri janë pjesë e trashëgimisë së kryeqytetit dhe nëse nuk i keni provuar akoma, ky është momenti! Eksperimentoni me diҫka jashtë së zakonshmes me pizza Frutti di Mare dhe nuk do të pendoheni.
La Crema tek Next Pizza
Mozzarella, proshutë, kërpudhë dhe suxhuk. Por kur mbi të shtohet panna kremoze, është tërësisht tjetër gjë!
Tartufata tek Shardana
Mortadella me stika dhe tartufi janë krijuar për të qenë bashkë dhe nuk ka kombinim më të shijshëm se ai që i kanë bërë picierët tek Shardana. Për më tepër brumi i tyre bëhet me miell integral kështu që mund ta konsumoni pa shumë brerje ndërgjegjeje për dietën.
Një studim i publikuar në janar 2026 nga Departamenti i Shëndetësisë i Floridës, në kuadër të iniciativës Healthy Florida First, ka zbuluar nivele të larta arseniku në disa prej çokollatave dhe karameleve më të njohura në treg. Nga 48...
Deri dje, të nxirrje fëmijët për të ngrënë do të thoshte pica, hamburger apo nuggets pule. Sot, në shumë familje, sidomos urbane, kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Fëmijët nuk po kërkojnë më fast food, por sushi. Dhe jo thjesht ndonjë...
Në kuzhinë nuk jetojmë me pajisje luksi. Jetojmë me gjëra të vogla, të zakonshme, që i prekim çdo ditë dhe nuk u kushtojmë asnjë mendim. Pikërisht ato bëjnë diferencën mes një kuzhine që funksionon dhe një kuzhine që të...
Lini një koment