Shijo çdo ditë me një klik pjatat e shijshme tek “Vila Sanremo”
Tek “Vila Sanremo” shërbimi cilësor takon shijen e parezistueshme të pjatave gatuara gjithë delikatesë. Restoranti do ju falë një ngrohtësi të vërtetë në ambientet e tij, sikurse edhe piceria apo dhomat e hotelit.
Por sigurisht në të Nepsit na pëlqen të ndalemi tek pjesa e ushqimit, pjesa më e bukur natyrisht!
Vila Sanremo ofron një shumëllojshmëri pjatat me ushqime deti cilësore dhe të shijshme! Le të përmendim këtu recetat e pafundme me frutat e detit, peshkun e freskët apo friturat mikse që kush nuk i pëlqen.
Sigurisht në menunë e Vila Sanremo nuk mungojnë supat e ndryshme, sallatat e shëndetshme dhe plot ngjyra apo pastat e të gjitha modeleve. Sikurse e kuptuat, “Vila Sanremo”tani është pjesë e SnapFood dhe çdo pjatë për të cilën ju fola më lartë, mund ta porosisni me telefon.
Nëse e keni shkarkuar aplikacionin, ky veprim nuk do të marrë më shumë se 20 sekonda kohë, sikurse edhe ardhja e porosisë në adresën tuaj nuk do të marrë më shumë sesa 30 minuta.
Të porositurit online me SnapFood është padyshim një eksperiencë që duhet provuar!/neps.al
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment