Tani që gripi është nëpër këmbë, ja ç’duhet të bëjmë patjetër me celularët tanë
“Telefonat celularë janë një nga pajisjet më të ndotura që prekim çdo ditë”- ka deklaruar Charles Gerba, një mikrobiolog dhe profesor në Universitetin e Arizonës.
Sipas një studimi të fundit ku u morën në studim telefonat celularë të nxënësve të shkollave të mesme, u gjet se pajisjet e tyre mbartnin 10 herë më shumë baktere sesa shumica e tualeteve që përdornin.
Dhe duke harruar gjithmonë këtë dukuri shumë rrallë njerëzit i pastrojnë telefonat e tyre, kështu që mikrobet dhe bakteret vazhdojnë të rriten dhe të grumbullohen në të duke përfshirë E. colin dhe shumë të tjera.
Çështja nuk qëndron vetëm tek papastërtia e vetë celularëve, por edhe tek përhapja e mikrobeve tek njerëzit e tjerë.
“Shumë telefona kanë ekrane me prekje dhe mikrobet përhapen lehtësisht nga telefoni juaj tek duart dhe fytyra, duke rritur mundësinë e infeksioneve” – tha Gerba.
Dhe gjithçka që duhet të bëjmë është dezinfektimi i telefonit të paktën një here në ditë ose më shpesh nëse atë e ka përdorur edhe dikush tjetër veç nesh. Është gjithashtu thelbësore që të praktikojmë zakone të mira higjienike të përgjithshme, të tilla si mos marrja e telefonit në banjo dhe larja e duarve shpesh.
Në këtë rast duhen marrë në konsideratë edhe produktet e pastrimit, sidomos për këtë sezon të ftohtë që po afron dhe gripi po vërdalloset:
1.Pëlhurat e mikrofibrave
Një nga mënyrat më të lehta për të pastruar telefonin shpesh sidomos pasi dikush tjetër ka prekur ekranin është mbajtja e një sasi pëlhure mikrofibre në çantë për t’i fshirë shpejt ato. Këto lloj pëlhurash mikrofibre vijnë në një pako prej gjashtë copash, kështu që do të jemi në gjendje të mbajmë rezerva edhe në ambiente të tjera.
2.Fërkojini me alkool dhe ujë
Pëlhurat e mikrofibrave ndihmojnë, por për një pastrim të thellë serioz,rekomandohet që t’i pastrohen me një përzierje me 60% ujë dhe 40% alkool.
Për ta përdorur, lyhet lehtë qoshja e një pëlhure të butë, pa mikrofibër pa fije apo pambuku, e rëndësishme është mos ta aplikojmë përzierjen direkt në telefon , gjë që mund ta dëmtojë atë. Butësisht fshijmë telefonin për të vrarë bakteret e padëshiruara dhe përdorim një cep të thatë për të hequr çdo lëng të tepërt në telefon.
3.Dezinfektues duarsh
Larja e duarve shpesh një nga mënyrat më të mira për të zhdukur mikrobet gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit. Sigurohemi që përdorim ujë të ngrohtë me sapun dhe të shpëlajmë mirë për të paktën 20 sekonda.
Përdorimi i dezinfektuesit të duarve është gjithashtu një ide e mirë. Shumica e dezinfektuesve me bazë alkooli funksionojnë vetëm kur lagen dhe avullojnë shpejt, prandaj zgjedhjet më të mira janë ato që ofrojnë mbrojtje, që do të thotë se ata vazhdojnë të funksionojnë shumë kohë pasi të jenë aplikuar.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment