Nga neps. al27 Shtator, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Thirrja e aktivistes shqiptare: Ushqimi që nuk duhet të konsumoni kurrësesi në restorantet shqiptare
Sot është ‘Dita Botërore e Turizmit” dhe meqe sapo ka mbaruar sezoni i pushimeve le të rikthejmë pak në kujtesë ditët e bukura me pushime në bregdet.
Me siguri edhe ju si të gjithë turistët me pushime në bregdet këtë verë e keni shijuar, me det, diell dhe keni konsumuar prodhime dhe receta të shijshme më frutat e detit.
Karkaleca, midhje, oktapod apo lloje të ndryshme prodhimesh deti kanë qënë nga porositë tuaja të zakonshme me pushime. Të gjitha këto janë pasuri e ujërave të bregdetit tonë të cilat në të shumtën e rasteve kanë filluar të shfrytëzohen pa kriter.
Një nga këto prodhime është edhe dateri, një lloj midhje e ndaluar për t’u konsumuar jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë për shkak të riskut që i kanoset. Nuk është e jashtëzakonshme që edhe pse i jashtëligjshëm, daterin mund ta gjesh në menutë e restoranteve në gjithë bregdetin shqiptar dhe jo vetëm.
Kontolli i Lartë i Shtetit në një auditim që ka bërë lidhur me detet, ndotjen e tyre dhe situatën e përgjithshme ndalet edhe tek kjo pikë. Sipas KLSH-së vjelja dhe tregtimi i kësaj lloj midhje, (lat.Molusku lithofaga) apo ai që njihet ndryshe dhe me emrin dateri, e dëmton shumë mjedisin nënujor, shkëmbinjtë gëlqerorë dhe brezin koralor të vendit. “Ky fenomen konstatohet në masë të gjerë në subjektet që ushtrojnë aktivitetin kryesisht në Vlorë por edhe në qytetet e Durrësit, Lezhës Sarandës pa përjashtuar Tiranën si kryeqytet megjithëse nuk ka det ato sillen nga vendet bregdetare. Shpesh prezenca e këtij produkti deti në menu justifikohet si jo i vjelë në bregdetin Shqiptarë, por i importuar nga vende të tjera si Greqia etj., gjë e cila duhet verifikuar nga institucionet kompetente” – thuhej në raportin e auditimit marrë nga revista “Monitor” .
Një nga aktivistet e njohura shqiptare Dhurata Thanasi (e njohur si Luga e argjendte ne Instagram) sot në këtë ditë të shënuar për turizmin ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët që mos të konsumojnë daterin.
‘Shoh nëpër rrjetet virtuale të instagramit e facebookut fotografi, reels apo story nga restorante me emër në bregdetit, kryeqytet, etj, ku VIP-a apo dhe shefa promovojnë pjatat me guacka apo peshk të gjallë të marinuar (Crudo) dhe në asnjë prej tyre nuk mungon Dateri, kjo guackë e rrallë por dhe kaq e shijshme e bregdetit mesdhetar. Kapja e tyre, në ndryshim nga midhjet është shumë e vështirë, sepse nëse midhjet vendosen në sipërfaqen e shkëmbenjve, daterit e gjejnë folenë dhe habitatin e tyre në brendësi dhe vrimat e shkëmbit. Mbledhja e tyre është pothuajse e pamundur. Ndaj gjuhetarët e paligjshëm, për të siguruar daterit nëpër pjatat e restoranteve tona, shkatërrojnë gjithë barierën e koraleve, shkëmbinjtë gëlqerorë, dhe gjithë ekosistemin alga, peshq, molusqe, guacka. Si pasojë bregdetet do të shterpëzohen gjithnjë e më tepër, natyra do të vuajë, çmimet e produkteve të detit do shkojnë në qiell, e si rrjedhim Turizmi do të jetë ofertë vetëm për të pasurit, që notin do ta shijojnë nepër “infinity sëiming pool” të vilave luksoze apo jahteve 200 metroshe. Dateri i detit është pasuri e natyrës! Sot në ditën ndërkombëtare të turizmit ju bëj apel që këtë guackë me kaq vlera, kur ta shihni të shërbyer në restorant, ta REFUZONI, e nëse ky veprim përsëritet, ta abandononi dhe pse jo edhe ta denonconi nëse e shohin si burim fitimi në kurriz të NATYRËS! Nuk kemi shtëpi tjetër veç Tokës!Nuk do kemi më shkak të bëjnë apo shijojmë TURIZËM! P.S Qeveria jonë ka që prej viteve 2006, që e ka quajtur të paligjshëm kapjen e daterit” – shkruan Thanasi në rrjetin e saj social Instagram.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment