PËRGATITJA E BRUMIT: 1.Në një tas hedhim miellin dhe kripën, i përziejmë pak me dorë dhe më pas hapim një gropë të vogël në mes, ku do të hedhim ujin dhe vajin.
2.Përziejmë në fillim me pirun dhe më pas me dorë, sa të bëhet pak më i butë se brumi i byrekut. Nëse kemi kohë, e lëmë të pushojë 30 minuta në frigorifer të mbështjellë me letër plastmase për kuzhinë.
PËRGATITJA E MBUSHJES: 1.Ziejmë brokolin me avull ose në tenxhere me ujë të kripur.
2.Më pas e grijmë në blender së bashku me gjizën, vezët, kripën, piperin dhe arrën moskat.
3.Hapim brumin e përgatitur më parë duke i dhënë formën e tavës që do të përdorim, por duke veshur edhe anësoret e tavës për 2/3cm.
4.Shpojmë bazën me pirun, hedhim mbushjen dhe më pas e pjekim në furrë për 35/40 minuta në furrën e ngrohur më parë në 180°C.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment