Lamtumirë rrudha! Këto 5 ushqime do t’i mbajnë rrudhat larg nga fytyra juaj
Epo askush nuk do të plaket… Rrudhat janë një problem mjaft shqetësues i pamjes së jashtme, sidomos për femrat, ato poshtë syve apo në ballë që të heqin dëshirën të shikohesh në pasqyrë. Mirëpo ka një zgjidhje efikase që t’i parandaloni përmes ushqimeve. Këto 5 produkte ushqimore do t’ju ndihmojnë të mbani larg rrudhat:
1.Bizele
Kur bëhet fjalë për të jetuar gjatë dhe të rinoheni nuk ka rëndësi nëse hani çdo ditë bishtajore. Bizelet janë një ushqim i rëndësishëm, për të gjithë ata që nuk duan të plaken. Ato janë të pasura me fibra dhe antioksidantë, të cilat janë një element i rëndësishëm i jetëgjatësisë.
2.Arra
Konsumimi i arrave, mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin. Sigurisht, përveçse arrat reduktojnë rrezikun e kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ato janë të rëndësishme edhe për plakjen. Jo vetëm që ju bëjnë jetëgjatë, por edhe nuk ju plakin.
3.Karrotat
Të gjithë i dimë vlerat ushqyese që kanë karotat, ato ju bëjnë më të shëndetshëm dhe jetëgjatë. Karotat, përveçse do t’ju bëjnë më jetëgjatë, ato do t’ju pastrojnë edhe lëkurën, duke reduktuar edhe mundësinë për rrudha.
4.Sardelet
Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te sardelet kujdesen për shëndetin tuaj. Ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Sigurisht, vlerat ushqyese te sardelet ju bëjnë më jetëgjatë dhe mbajnë larg plakjen.
5.Shega
Kolagjeni që gjendet te shega, është i rëndësishëm për lëkurën. Sigurisht, ato farat e kuqe të vogla, ju bëjnë më jetëgjatë, largojnë mikrobet nga zorrët dhe ju mbrojnë shëndetin.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment