Receta që do t’ju kërkojnë të gjithë: Mish viçi me speca të kuq dhe kaçkavall
500 gr mish viçi
2 speca të kuq
1 qepë
100 ml verë e bardhë
100 gr djathë të bardhë
100 gr djathë kaçkavall
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
1.Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr ku vendosim qepën e grirë në rende të holla dhe më pas specin gjithashtu të grirë hollë.
2.I skuqim mirë dhe më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë.
3.I gatuajmë të gjithë përbërësit dhe në momentin që mishi të ketë filluar të zverdhet pak e shuajmë me verë të bardhë. Hedhim pak kripë dhe piper dhe në fund shtojmë dy llojet e djathit të prerë në kubikë.
4.Sapo djathi të shkrijë të gjithë përbërësit i vendosim në letër alumini, e mbështjellim dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 10-15 minuta.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment