Salca tartara: Ja si ta bëjmë në shtëpi

3 vezë
1 tufë majdanoz
2 kastravecë turshi
1 gotë vaj ulliri
1/2 qepë
2 lugë uthull nga vera e bardhë
Piper, kripë
1 gotë lëng mishi

1.Rrihni vezët në një enë të përshtatshme me pirun, shtoni një gotë lëng mishi.

2.Përgatitni një miks me  majdanozin, kastravecët dhe qepën.

3.Shtojini tek vezët bashkë me kripën dhe piperin, dhe përziejini mirë përbërësit.

4.Më pas shtoni vajin e ullirit pak nga pak, duke përfituar një përbërje si majonezë.

5.Kur i gjithë vaji të ketë mbaruar, shtoni uthull dhe vendoseni përgatitjen në një enë servirjeje.

(Kjo salcë është e përshtatshme për mishrat)

Lini një koment