Speca të mbushur me mish pule dhe salcë pesto

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
521
4 speca portokalli
1 gjoks pule i zierë paraprakisht dhe i thërrmuar
2 gota me oriz të gatuar
1 filxhan me pesto
1 gotë më djathë mocarella
Gjethe të freskëta borziloku

1.Parangrohni furrën në 200 gradë C.

2.Ndërkohë lani mirë specat dhe i ndani përgjysmë.

3.I fusni në furrë të piqen për 10 minuta në temperaturë 200 gradë. Mund t’i shtoni pak kripë nëse dëshironi.

4.Ndërkohë në një tas të madh bashkoni orizin, mishin e pulës dhe peston.
I përzieni mirë.

5.Nxirrni specat nga furra dhe i mbushni me masën që përgatitët.

6.I fusni në furrë të piqen për 5 minuta.

7.Më pas i shtoni djathin dhe i fusni në furrë edhe për 5 minuta të tjera.

8.I shijoni të ngrohta duke i shtuar sipër disa gjethe borziloku.

Komento