Tost me vezë dhe tul domateje për mëngjes

4-5 copa tul domateje
6 thelpi hudhra të grimcuara
1 lugë gjelle gjalpë
¼ filxhan me mozarela
½ lugë çaji me spec të kuq pluhur
½ lugë çaji piper të kuq
Borzilok të freskët
4 vezë
Kripë

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Grini imët qepët dhe hudhrat.

3.Në një tas të vogël bashkoni tulin e domateve, specin e kuq, piperin e kuq dhe kripën.

4.Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin. Shtoni qepët dhe i lini derisa të behen transparente. Shtoni hudhrat dhe i gatuani edhe për 2-3 minuta të tjera.

5.Ndajeni masën në disa enë të vogla qeramike.

6.Tek secila prej tyre thyeni nga një vezë dhe në fund i shtoni sipër djathin.

7.I fusni në furrë për 7-8 minuta.

8.Tosti me vezë është gati për t’u shijuar!

Lini një koment