Shkencëtarët e shpjegojnë: Çfarë ndodh me trupin tuaj kur merrni kile shtesë
Kilet shtesë kanë disa efekte në trupin tuaj, përveçse ju bëjnë të dukeni më të shëndoshë. Kur shtoni peshë brenda një viti, ato mund t’ju duken kile “të pafajshme”, por me kalimin e kohës mund të bëhen vërtet serioze. Mund të keni probleme me frymëmarrjen apo me zemrën.
Më poshtë ju rendisim disa nga pasojat e të qenit mbipeshë:
1.Obeziteti redukton shqisën e të shijuarit Studimet tregojnë se obeziteti zvogëlon receptorët tanë të shijes me 25%. Kjo i bën njerëzit të konsumojnë edhe më shumë ushqim ndërsa përpiqen të “përjetojnë” të njëjtën shije që kishin më parë nga ushqimet e tyre të preferuara.
2.Migrena shfaqet më shpesh Njerëzit mbipeshë vuajnë nga migrena kronike më shpesh se të tjerët.
3.Më shumë kolesterol mblidhet në gjakun tuaj Trupi juaj ka nevojë për kolesterol për të ndërtuar qeliza të shëndetshme, por nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rritja e peshës e bën trupin tuaj të zhvillojë kolesterol të lartë dhe ngre rrezikun për të pasur depozita yndyrore në enët e gjakut. Kjo rrit rrezikun e një sulmi në zemër dhe goditjeje në tru.
4.Mund të ndihesh në depresion thuajse çdo ditë Ekziston një lidhje e fortë midis depresionit dhe rritjes në peshës. Fitimi i peshës ka një ndikim psikologjik dhe kjo shkakton depresion, veçanërisht në mesin e grave. Një tjetër studim thotë se njerëzit mbipeshë kanë një rrezik 55 për qind më të madh për zhvillimin e depresionit gjatë jetës së tyre sesa njerëzit e tjerë.
5.Shanse të pakta për të mbetur shtatzënë Një nga pasojat më të rrezikshme të fitimit të kileve shtesë për një grua është rritja e rrezikut të infertilitetit. Indet shtesë të dhjamit çojnë në një çekuilibër hormonal. Kjo ndikon në ciklin menstrual të një gruaje dhe cilësinë e vezëve të saj.
6.Muskujt tuaj bëhen të dobët Rritja e peshës çon në mungesën e vitaminës D, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe të promovojë rritjen e kockave, ndihmon në trajtimin e sëmundjeve autoimune, kancerin, dhimbjen kronike dhe lufton depresionin. Njerëzit me deficiencë të vitaminës D përjetojnë dhimbje të muskujve në vende të shumta.
7.Fillon të gërhasësh shumë gjatë gjumit Ju mund të jeni duke menduar se kur fitoni peshë, ajo depozitohet vetëm në disa zona të trupit tuaj, por në fakt shpërndahet në të gjithë trupin. Shfaqet në afërsi të zonës së fytit, të qafës dhe çon në ngushtimin e kalimit të ajrit. Si rezultat, një person fillon të gërhasë me zë të lartë.
8.Tensioni dhe niveli i sheqerit në gjak rritet Kjo rrit rrezikun për të pasur një goditje ose zhvillimin e demencës. Për më tepër, pesha e tepërt ju vë në rrezik të zhvillimit të diabetit. Një trup mbipeshë përdor insulinën në një mënyrë që nuk është e natyrshme për t’u përdorur. Sheqeri i lartë i patrajtuar në gjak është shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë fatale në disa raste.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment