Tiramisu me tortë sfungjer, receta që ju duhet sot

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
40 minuta
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
490
1 tortë sfungjer e gatshme
7 copa çokollatë
2 filxhan krem ëmbëlsirash
1 gotë sheqer
Krem djathi
4 lugë gjelle liker
2 filxhan kafeje

1.Rrihni kremin e djathit me sheqerin deri sa të bëhet masa homogjene.

2.Shtoni kremin e ëmbëlsirave dhe rriheni derisa kremi të jetë i ngurtë.

3.Mbajeni në frigorifer deri sa të jetë gati për përdorim, është më lehtë për tu përhapur në tortë.

4.Bëni 2 filxhanë kafe vërtet të fortë sipas dëshirës suaj dhe shtoni likerin duke e përzier mirë.

5.Ndani tortën në 2 ose 3 shtresa. Vendosni shtresën e parë në pjatën e tortës.

6.Duke përdorur një lugë, derdhni 1/3 e shurupit në mënyrë të barabartë mbi shtresën e parë të tortës.

7.Përhapni 1/3 e kremit mbi shtresën e parë.

8.Shtoni pak pluhur kakao dhe përsëriteni me shtresën e dytë.

9.Për shtresën e sipërme, derdhni shurupin vetëm në anën e poshtme.

10.Hidhni kremin sipër dhe anash dhe dekorojeni me krem, kakao dhe copat e çokollatës.

Komento