Duhet t’i provoni, karrota dhe rrepa të bardha turshi
500 gram karrota
500 gram rrepa të bardha
2 lugë çaji kripë
1/2 filxhan me sheqer
1 filxhan me uthull
1 filxhan me ujë
Në një tas të madh bashkoni karrotat, rrepat e bardha dhe kripën. Duke përdorur duart, masazhoni butësisht karrotat dhe rrepkat derisa të fillojnë të bëhen të buta, rreth 4-5 minuta.
Në një tenxhere ngrohni ujin, uthullën dhe sheqerin derisa sheqeri të tretet.
Kaloni perimet e përgatitura në një kavanoz të madh dhe hidhni sipër përzierjen e ngrohtë të uthullës. Mbylleni dhe ruani në frigoriferin tuaj deri në 5 javë, ose edhe më shumë pasi shija vetëm u shtohet.
Perimet turshi (karrota dhe rrepa) shkojnë me gjithçka, por ne do t’ju sugjeronim t’i shoqëronit me një supë të ngrohtë dimri ose thjeshtë si një përbërës shtesë për sanduiçin tuaj të preferuar.
A të ndodh që sapo nis i ftohti, oreksi shtohet vetë? Nuk është kapriço… trupi ka një arsye të qartë pse kërkon më shumë ushqim gjatë dimrit Çfarë ndodh realisht në trup? Kur temperaturat ulen, organizmi përdor më shumë...
Askush nuk e imagjinonte që një kompani gomash do të krijonte pa dashje hierarkinë më të frikshme të botës së gastronomisë. Po, po, Michelin, ajo e gomave që i shohim në çdo servis, është po ajo që sot i...
Nga ndryshimet e humorit te fryrjet, ky frut i gjelbër plot vlera ndihmon trupin të ndihet në ekuilibër, i qetë dhe me energji gjatë gjithë muajit. Ndihmon për gjumë të qetë 😴 Kiwit nxit prodhimin e melatoninës, duke përmirësuar...
Lini një koment