Nëse ju ka shkuar mendja për panine me salçiçe tradicionale, e kemi ne zgjidhjen

Fundjava po afron por moti në Tiranë ka filluar të ftohet dhe ajo çfarë duam është të qëndrojmë në shtëpi të shohim serialet tona të preferuara dhe të ushqehemi mirë.

Për pjesën e ushqimeve dhe dëshirave të pafundme për t’u ushqyer pa lëvizur nga krevati mendon Snapfood.

Nëse ju ka shkuar mendja për një panine të shijshme me salçiçe italiane dhe shije mesdhetare ju vjen në ndihmë “Salcico Panine Shop”.

Në “Salciccio Panino Shop” ju do të gjeni  kombinimin perfekt të bukës së thekur, me salçiçet artizanale të bëra me shumë pasion dhe disa ingredientë sekretë për më shumë shije.Është e lokalizuar në qendër të Tiranës, por qasja e saj në SnapFood padyshim ju kursen kohën dhe rrugën për të vajtur deri atje.

Nëse të duhet një sugjerim se çfarë duhet të shijosh me patjetër nga ky restorant, Neps.al të vjen në ndihmë me disa alternativa të shpejta.

Mund t’ia nisni me dy super paninet “Salcico” që kanë si bazë të tyre salçiçen e derrit dhe salca të ndryshme për një shije të pakrahasueshme. Por nëse jeni fansë të sallamit milanez mund të zgjidhni paninet klasike, dhe për ata që duan diçka me pulë mund të porosisni “Marko Polo” e cila është e preferuara e të gjithëve.

Për t’u njohur më nga afër me paninet e tjera që ofron “Salcico Panino Shop” si edhe çmimet përkatëse (se e dimë që e keni me merak këtë pjesë) ju ftojmë t’i hidhni një sy menusë në Snapfood.

Lini një koment