1.Si fillim lani dhe pastroni mirë patatet tuaja. Më pas në një grirëse ose me një thikë të mrrehtë, filloni t’i prisni ato në feta të holla jo më shumë se 1 cm.
2.Pasi t’i keni prerë të gjithë në mënyrë uniforme, hidhini në një enë të thellë dhe spërkatini me vaj ulliri, kripë e rigon.
3.Sipas dëshirës mund të përdorni edhe erëza apo përbërës të tjerë siç është piper i zi, speci djegës apo hudhra pluhur ose të freskët.
4.Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe zgjidhni një tavë rrethore mesatare, të mbuluar me një letër pjekje.
5.Sipër shtroni një nga një patatet në mënyrë rrethore duke i mbivendosur pak tek njëra- tjetra.
6.Bëjeni këtë derisa të mbulohet e gjithë sipërfaqja e tavës ku duhet të keni formuar disa shtresa të holla me patate.
7.Futeni tavën në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 20 minuta derisa patatet të jenë bërë krokante.
8.Më pas nxirreni tavën nga furra dhe shtroni sipër salcën e domateve dhe sipas dëshirës edhe pak djathë të grirë kaçkavall.
9.Futeni sërish në furrë për 5 minuta të tjera derisa të shikoni që djathi është shkrirë dhe mund ta servirni menjëherë në tryezën tuaj.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment