Tartë me patate, pana dhe parmixhano për një shije perfekte
1 kg patate
400 gr salçiçe
150 gr gjalpë
1 kuti pana
3 vezë
1 të bardhë veze
50 gr parmixhano të grirë
Pak verë të bardhë
30 gr therrime bukë
Hudhër
Sherebelë
Arrëmyshk
Kripë, piper
1.Pastroni dhe zieni patatet. Hiqini lëkurën dhe shtypini për t’i shndëruar në pure. Shtojini puresë pak gjalpë, arrëmyshk dhe panën.
2.Rregulloni shijen me kripë e piper. Hidhni po aty të verdhat e vezëve dhe djathin e grirë parmixhano.
3.Rrihni të bardhat vezëve veç dhe vijoni t’ia shtoni puresë duke e përzier vazhdimisht. Gjysmën e masës së puresë, shtrojeni në një tavë ku keni vendosur më parë pak thërrime buke.
4.Pastroni salçiçet nga lëkura, coptojeni dhe kaurdiseni në një tigan me pak hudhër dhe sherebelë.
5.Shuajeni me verën e bardhë dhe pasi të ketë avulluar alkooli, hiqeni nga zjarri.
6.Vendoseni mbi shtresën e puresë dhe shtoni shtresën tjetër të saj. Sipër mund të shtoni pak thërrime buke dhe nëse ju ka tepruar, pak parmixhano.
7.Rregulloni shijen me kripë dhe piper e rregulloni sipas preferencës.
8.Piqeni në furrën e parangrohur për rreth 30 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment