E domosdoshme! Ja pse letra e pjekjes nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj
Çdo herë që kemi postuar receta gatimi në Neps.al kemi rekomanduar të përdorni gjatë gatimit letër kuzhine ose letër pergamenë.
Por shumë mbase pyesin a është letra pergamene me të vërtetë e nevojshme? Çfarë bën? A mund ta zëvendësoni letrën me letër varaku apo letër dylli?
Ka disa arsye pse duhet ta përdorni letrën e kuzhinës dhe i kemi listuar mëposhtë:
1.Pjekje perfekte
Shpeshherë jo të gjitha fletët e pjekjes janë të barabarta. Disa janë më të mirë në përhapjen e ngrohjes në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen, bazuar në metalin e përdorur dhe të ndërtimit. Përdorimi i letrës së kuzhinës krijon një shtresë të hollë ajrosje midis fletës së pjekjes dhe letrës që ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe neutralizimin e pikave të nxehta.
2.Zvogëlon përhapjen e padëshiruar të vajit
Nuk ka asgjë më të keqe se biskota të shndritshme me yndyrë. Letra e kuzhinës në përgjithësi e thith vajin dhe i jep ushqimit pamjen dhe shijen e duhur.
3.Eliminon ngjitjen e gatimit
Ushqimet e pjekura mbi letër pergamenë nuk ngjiten ansnjëherë në fund sepse ajo nuk e lejon ngjitjen.
4.Ushqim estetik
Nëse shpesh pyesni veten se pse gatimet tuaja nuk duken aq të përsosura sa në foto, por kanë formë të çrregullt atëherë përgjigjen e keni tek letra e kuzhinës.
5.Mban pastër tavat e gatimit
Të gjitha femrat e urrejnë procesin e ngjitjes së ushqimit në tavë sepse larja e tyre është shumë e vështirë dhe gjithmonë ngelen shenja.
Por me letrën pergamene mjafton ta shpërlani enën me ujë të ngrohtë dhe e gjitha do të jetë si e re.
6.Izolon
Mbështjellja e peshkut, shpendëve dhe mishit në një zarf letre pergamenë para pjekjes krijon një xhep me avull që e gatuan mishin me butësi. Kjo rezulton në një cilësi të lagësht dhe të butë dhe zvogëlon mundësinë e mbingarkesës.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment