Këtë rizoto me karrota do ta adhuroni familjarisht!
400 gr oriz për rizoto
380 gr karota
1 l brodo perimesh
150 gr djathë taleggio
70 gr qepë e njomë
40 gr gjalpë
Trumzë
Kripë
Piper i zi
1.Si fillim vendosim brodon të nxehet. Qërojmë karotat dhe i presim në shirita. Presim dhe qepën e njomë në feta të holla. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë qepën dhe karotat. Shtojmë një garuzhde brodo dhe e lëmë për 10 minuta duke i shtuar brodo sipas nevojës.
2.Më pas marrim një garuzhde nga perimet e skuqura dhe e shtojmë në mikser. Shtojmë gjithashtu edhe një garuzhde brodo për të formuar një krem.
3.Ndërkohë në tigan shtojmë orizin dhe e përziejmë me pjesën tjetër të perimeve. Pastaj shtojmë brodo gradualisht sipas nevojës. Ndërkohë i heqim koren djathit dhe e presim në kubikë.
4.Frulojmë në mikser perimet dhe brodon që kishim lënë mënjanë në enënë e mikserit. Kur rizotoja të jetë thuajse gati, shtojmë kremin, hedhim kripë dhe e përziejmë.
5.Pasi të jetë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë kubikët e djathit dhe i përziejmë. E mbulojmë me një kapak dhe presim dy minuta. Më pas shtojmë trumëz, piper të zi dhe e shërbejmë rizoton ndërsa është ende e nxehtë.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment