Nga
">Vangelis Zoga6 Tetor, 2020 Lexoje për 1 minutë
Rizoto me 3 lloje kërpudhash
200 gr oriz Arborio
550 ml lëng pule
50 gr kërpudha champinion
50 gr kërpudha shimeji
50 gr kërpudha porcini
50 gr gjalpë
40 gr qepë e grirë
60 gr djathë parmixhano
2 gjethe dafine
20 ml verë e bardhë
Kripë dhe piper për shije
Në një tigan hidhni gjysmën e gjalpit dhe shtoni qepën të skuqet pak. Shtoni kripë,piper, gjethet e dafinës dhe të gjitha kërpudhat të skuqen. Kur të fillojnë të marrin pak ngjyrë shtoni orizin dhe përzijeni vazhdimisht deri sat ë marrë pak ngjyrë. Shtoni verën dhe lërëni deri sa të largohet plotësisht. Pasi vera është tharë shtoni lëngun e pulës (vetëm gjysmën) dhe pak më vonë kur të ketë avulluar shtoni gjysmën tjetër. Vazhdoni ta përzieni deri sa lëngjet të jenë tharë, port ë mbetet orizi pak i lagësht. Hiqeni orizin nga zjarri, shtoni pjesën tjetër të gjalpit dhe djathin parmixhano dhe përzijeni deri sa të jetë bërë masa homogjene.
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
Lini një koment