Sallatë me patate të ëmbël dhe rukola

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
3-4 persona
Kalori:
279
3 patate të ëmbla të mëdha, të qëruara dhe të prera në kubikë
4 lugë gjelle vaj ulliri extra të virgjër
2 lugë gjelle uthull
1 lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper
½ luge çaji sheqer
1 lugë gjelle mustardë me fara
2 kupa rukola

Nxehni furrën në 220 gradë C.

Në një tas të madh, përzieni patatet, 2 lugë gjelle vaj ulliri, ½ lugë çaji kripë dhe piperin.

Vendosini patatet në një tavë të mbuluar me letër kuzhine dhe lërini të piqen derisa të kenë marrë një nuancë të lehta kafeje dhe të jenë zbutur, 20-25 minuta.

Lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Përzieni uthullën, mustardën, sheqerin dhe pjesën e mbetur të vajit dhe kripës.

Në një enë të madhe hidhni patatet dhe rukolën dhe mbulojeni me përzierjen që përgatitët.

Komento