Pa kimikate dhe një kosto modeste: Ja si mund të përgatisni vetë larësin e fytyrës
Përkujdesi ndaj fytyrës duhet të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme. Vetëm kështu e ndihmoni lëkurën të jetë plot jetë dhe e shëndetshme. Nuk ka rëndësi tipi i lëkurës, ti duhet të gjesh atë që të përshtatet më së shumti.
Produktet e lira me kimikate dëmtojnë lëkurën në vend që t’i bëjnë mirë, prandaj ne ju sugjerojmë të përgatisni vetë një larës natyral për fytyrën:
Do ju nevojitet:
dy lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
2 lugë gjelle vaj avokado
2 lugë gjelle sapun i papërpunuar
1 bustinë çaji jeshil
5 pika vaj i pemës së çajit
2-3 lugë gjelle ujë i destiluar
Përgatitja:
Si fillim shtoni ujin, sapunin, mjaltin dhe çajin jeshil. I trazoni mirë.
Kalojeni masën në një blender dhe teksa i përzieni shtoni vajin e avokados dhe vajin e pemës së çajit. E përzieni me mikser dore derisa masa të bëhet homogjene.
Tani kalojeni larësin e fytyrës në një shishe specifike dhe është gati. Mund ta përdorni që tani!
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment