Në tryezën e Çiljetës: Si të gatuash ëmbëlsirën e preferuar të këngëtares
Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha që marrim në përditshmërinë tonë. Ka disa ushqime që janë më të dashura e disa më pak të dashura, por persona të ndryshëm sigurisht kanë preferenca të ndryshme.
Shpeshherë pavarësisht se sa lloje ushqimesh mund të provojmë kthehemi tek tradicionalja, ashtu si këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila ka treguar se ushqimet e saj të preferuara janë ato tradicionale.
“Vdes për sheqerpare” – ka treguar Çiljeta në një intervistë së fundmi. Mesa duket këngëtarja nuk e vret mendjen për kaloritë dhe sheqerin kur vjen puna tek kjo ëmbëlsirë mjaft e shijshme.
Ja receta se si mund ta gatuani edhe ju sheqerparen në shtëpi:
Në tryezën e Çiljetës: Si të gatuash ëmbëlsirën e preferuar të këngëtares
Ingredientët
Per brumin e biskotave:
125 gr gjalpë
200 gr sheqer
2 vezë
100 gr miell misri i bluar
1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
280 gr miell 00
Lajthi të qëruara
Për shurupin:
4 gota ujë (250ml një gotë)
3 gota sheqer
lëngu i ½ limoni
Udhëzimet
1
Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit.
2
E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta.
3
Më pas e lëmë të ftohet.
4
Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit.
5
Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë.
6
Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë.
7
E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperaturë ambienti.
8
Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më parë për 15/20 minuta.
9
I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër çdo biskote shurupin e ftohtë.
Ajo që për vite është parë si diçka normale në kuzhinë, sot po vihet seriozisht në pikëpyetje. Shkencëtarë nga vende të ndryshme po kërkojnë që zierja e karavidheve të gjalla të ndalohet, pasi studimet e fundit tregojnë se ato...
Sheqeri zakonisht lidhet me peshën, energjinë apo aknet, por ndikimi i tij shkon më tej. Kur konsumohet shpesh dhe në sasi të larta, ai mund të ndikojë edhe te mënyra si duket dhe si plaket lëkura, sidomos duke prekur...
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Lini një koment