Nuk është aq e vështirë sa duket: Ja 3 mënyra ideale për të gatuar argjinaren në shtëpi
Argjinarja mund të duket një bimë e frikshme për tu gatuar nga ju në shtëpi, por në të vërtetë përgatitja e saj është unike dhe nuk është aq e vështirë sa e mendoni. Ajo është shumë e pasur me vlera ushqyese dhe ju mund ta gatuani shumë shpejt dhe do të keni para një vakt të shëndetshëm ushqimor. Doni prova se sa shpejt mund ta gatuani atë? Në videon e mëposhtme të realizuara nga kuzhinierja Abbie Gellman do të shihni tre mënyra të shëndetshme për të gatuar argjinaren në shtëpi.
Avulli: Së pari pastroni argjinaren nga gjethet që ndodhen anash saj, më pas hiqni shtresën e tretë të saj duke përdorur një thikë të dhëmbëzuar. Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe pasi uji të ketë vluar hidhni në të argjinaren që e keni pastruar paraprakisht. Mbulojeni tenxheren dhe ulni nxehtësinë, duke e lënë argjinaren të ziejë në avull për 25-35 minuta. Nëse dëshironi mund ti konsumoni ato siç janë, por ne ju sugjerojmë t’u hidhni sipër pak vaj ulliri dhe kripë sipas dëshirës.
Rosto: “Pjekja sjell një shije natyrore dhe gjithashtu i karamalizon ato”, thotë Gellman. Fillimisht ngroheni angjinaren tuaj në furrë duke i marinar me hudhër, vaj ulliri, kripë dhe lëng limoni. I lini në furrë në një temperaturë prej 200 gradë për një orë e gjysmë për rezultatet sa më të mira. Hidhni anash tyre salmon, ose shoqërojini me makarona gruri për një darkë të këndshme pranverore.
Gatuaj në zjarr të ngadaltë: Kjo është një teknikë që siguron ruajtjen e vlerave ushqyese të argjinares. Fillimisht skuqeni pak në vaj ulliri të ngrohur paraprakisht në një tigan me flakë të mesme. Gellman sugjeron shtimin e një thelpi hudhre të copëtuar, pak qep të kuqe dhe gatuaji derisa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtoni në tigan një spërkatje me verë të bardhë dhe lëng limoni së bashku me dy deri në tre argjinare dhe pak kripë. Përziejini vazhdimisht dhe më pas gradualisht zvogëloni nxehtësinë për të siguruar një gatim të ngadaltë dhe të shëndetshëm. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 30 minuta.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment