Papardelle me bizele dhe gjizë

Pappardelle (makarona) 1 pako
1 1/2 kuti bizele të freskëta ose të ngrira
1 lugë çaji limon
1/2 kuti gjizë
Qepë jeshile
Kripë, Piper

1.Gatuani papardellet. Hidhini në ujë të valuar dhe lerini të zihen.

2.Pasi të jenë zier, kullojini dhe kthejini makaronat në tenxhere.

3.Ndërkohë bizelet futini në blender dhe shtoni lëngun e limonit.Më tej shtoni kripë dhe piper.

4.Pasi të jenë përzier mirë shtoni dhe gjizën dhe vazhdoni ta përzieni.

5.Pastaj hidheni përbërjen tek tenxherja me makarona dhe përziejeni mirë sa makaronat të marrin shije.

6.Hidheni në pjata për servirje dhje sipër hidhni qepët jeshile të copëtuara për dekorim.

Lini një koment