Shparguj të gatuar me vezë dhe qepë jeshile

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 3 vezë
  • Shparguj
  • 1 limon
  • 3 lugë çaji vaj ulliri
  • 2 lugë çaji uthull
  • 1 lugë çaji qepë jeshile
  • 1/4 lugë sheqer

Udhëzimet

1

Në një tenxhere hidhni ujë dhe vezët që të ziejnë.

2

Vijini në nxehtësi të lartë për të vluar.

3

Hiqini nga nxehtësia dhe lerini të ftohen në ujë të ftohtë.

4

Ndërkohë, gatuani shpargujt.

5

Futini në mikrovalë të ziejnë në nxehtësi të lartë për 5 minuta.

6

Më pas shtoni në tasin e shpargujve lëng limoni, vaj, uthull, qepët jeshile, sheqer, kripë dhe piper.

7

Përzijini që të marrin shije dhe pastaj hidhin shpargujt në pjatën ku dini t'i shërbeni.

8

Sipër hidhni vezët e qeruara dhe të grira në copa.

Lini një koment