Bukë me vezë e servirur me fara kungulli dhe mjaltë

Ingredientët

  • ¾ gotë me qumësht
  • 4 vezë
  • 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 6 feta bukë të bardhë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 3 lugë gjelle gjalp pa kripë
  • 2 lugë gjelle fara kungulli të qëruara
  • Mjaltë ose shurup panje për servirje

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni të gjithë përbërësit përveç bukës dhe i përzieni mirë me një tel dore.

2

Merrni fetat e bukës dhe i lyeni me rradhe tek përzierja.

3

I skuqni në një tigan ose toster lyer paraprakisht me pak gjalpë.

4

I lini të gatuhen për 3-4 minuta nga secila anë.

5

Kështu veproni deri në fund. Shijojini të ngrohta me mjaltë ose shurup panje sipër.

Lini një koment