Këtë recetë të pastave me kakao duhet ta merrni me patjetër

Ingredientët

  • 228 gr miell për ëmbëlsira (i imët)
  • 96 gr kakao (e hidhur)
  • 3 kokrra vezë
  • Ujë (në varësi të lagështirës së miellit)

Udhëzimet

1

Përziejmë miellin me kakaon, e hedhim në banak dhe hapim në mes një gropë ku hedhim 3 kokrrat e vezës.

2

Fillojmë të rrahim me pirun vezët, duke marrë ngadalë miell nga përzierja! Punohet kështu deri sa vezët të kenë thithur miellin dhe më pas punojmë brumin me dorë, si për pasta normale.

3

Nëse del i thatë dhe i ashpër, i hedhim pak ujë, pasi brumi me kakao nuk është shumë elastik.

4

Brumi lihet në frigorifer të paktën 30 minuta, hapet dhe kalohet në makinën e pastës.

5

Nga ky brumë paste bëhen ravioli, taliatele ose spageti!

Lini një koment