Pra, bananet mund të bëhen marmalatë dhe kaq thjeshtë

Ingredientët

  • 1 kg banane të pjekura
  • Lëngu i një limoni
  • 600 gr sheqer
  • ½ gote uji

Udhëzimet

1

Pritini bananet në copa, hidhini në një tas dhe shtoni mbi to lëngun e limonit në mënyrë që të mos nxihen. Shtypini me pirun derisa të merrni një përzierje homogjene dhe pa kokrra.

2

Shkrini në një tenxhere, në zjarr të ulët sheqerin me ujin dhe ziejeni për 3-4 minuta. Shtoni më pas bananet dhe lërini në zjarr duke i përzier vazhdimisht që të mos ngjiten në tenxhere.

3

Hidhni marmelatën sa është e nxehtë nëpër vazo qelqi të pastra dhe të sterilizuara e më pas mbyllini hermetikisht.

4

Lërini të pushojnë për një muaj dhe më pas përdoreni marmelatën sipas shijeve tuaja.

5

Sipas dëshirës, mund ta aromatizoni marmelatën me erëzat tuaja të preferuara.

Lini një koment