Vapa shtyhet më mirë me një kasatë me çokollatë të bardhë të bërë në shtëpi

Ingredientët

  • 300 gr çokollatë e bardhë, e grirë në thërrime të vogla
  • 3 të bardha veze
  • 80 gr sheqer
  • 300 ml pana nga të cilat 150 ml të jetë e ftohtë nga frigoriferi
  • 250 gr fruta pylli
  • 2 fletë xhelatine
  • 4 lugë marmelatë mjedrash ose boronice

Udhëzimet

1

Në një tas me ujë të ftohtë, vëmë fletët e xhelatinës, që të hidratohen për 10 minuta.

2

Gjysmën e panës (150 ml) e ngrohim në flakë të ulët, në një tenxhere, dhe sapo të fillojë të krijojë flluskat e para, e heqim, shtojmë fletët e xhelatinës të shtrydhura nga uji i tepërt dhe i përziejmë me lugë druri.

3

E hedhim menjëherë në tasin ku kemi çokollatën e grirë, e përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë ose me lugë druri dhe e lëmë mënjanë që të ftohet.

4

Me rrahësen elektrike, rrahim 150 ml pana nga frigoriferi derisa të bëhet si e ngrirë dhe e shtojmë në tasin ku kemi çokollatën me panën tashmë të ftohtë.

5

I përziejmë me kujdes me spatul ose lugë druri dhe e lëmë mënjanë.

6

rrahësen elektrike, bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, shtojmë sheqerin dhe i rrahim edhe një minutë. Shtojmë gjysmën e mjedrave dhe i përziejmë me spatul.

7

E hedhim tani në tasin ku kemi çokollatën me panën dhe i përziejmë me spatul, me kujdes.

8

Shpërndajmë kremin nëpër forma të vogla ose në një tavë të veshur me plastmasë kuzhine (për ta pasur më të thjeshtë për ta hequr ëmbëlsirën).

9

Vëmë tavën në ngrirje për 4 orë që të ngurtësohet.

10

Përpara se të shërbejmë ëmbëlsirën, ngrohim marmelatën me 2-3 lugë ujë.

11

E heqim nga zjarri pas pak minutash dhe e kalojmë në sitë që t’i heqim kokrrat e marmelatës.

12

Shërbejmë ëmbëlsirën, të cilën e kemi nxjerrë nga ngrirja 15 minuta më parë, me marmelatën dhe gjethe mente për zbukurim.

Lini një koment