Kofsha pule në tavë me salcë tandoori dhe xhenxhefil
1 lugë vaj ulliri
6 kofsha pule
1 qepë
2 karafil hudhër
50 gr gjalpë i pakripur
1 lugë çaji salcë tandoori
400 gr domate e konservuar
2 lugë çaji salcë domate
2 gota supë pule
1/2 filxhan krem kokosi
1 kastravec i prerë në raunde
1/2 filxhan kopër e copëtuar
2 gota kos grek
2 speca të gjelbër
Xhenxhefil
Lëng prej 1 limoni
Peta, lime dhe majdanoz për të shërbyer
1.Ngrohni vajin në një tavë të madhe mbi nxehtësi të lartë.
2.Vendosni kofshat e pulës dhe lerini të piqen për 6 minuta ose deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, pastaj hiqini nga tava dhe vendosni mënjanë.
3.Shtoni qepë, hudhër, xhenxhefil dhe gjalpë dhe ulni nxehtësinë e zjarrit.
4.Gatuajini për 5 minuta ose deri sa qepa të zbutet.
5.Shtoni tandoori dhe domatet e konservuara, pastaj shtoni lëngun e supës dhe salcën e domateve.
6.Ktheni mishin e pulës në tavë dhe rrisni nxehtësinë.
7.Ulni nxehtësinë dhe lereni tiganin me salcat të ziejnë për disa minuta deri sa salcat të vlojnë.
8.Në një tas kombinoni kos, kopër dhe lëng limoni.
9.Pasi të keni nxjerrë mishin nga furra shërbejeni me salcën e gatuar, me kastravec dhe kombinimin e kosit, koprës , limonit dhe petat.
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
Lini një koment