Do t’ju shijojnë në maksimum: Fiq të mbushur me rikota dhe bajame

Ingredientët

  • 5 kokrra fiq (të zinj)
  • 100 gr rikota
  • 100 gr bajame
  • Sheqer pluhur
  • 100 ml verë e kuqe
  • 5 gr kanellë

Udhëzimet

1

Pastrojmë fiqtë dhe i hapim në mes.

2

I mbushim brenda me rikota, kanellë dhe bajamet petë.

3

Më pas i hedhim verën e kuqe dhe i fusim në furrë të parangrohur me 180 gradë C për 25 minuta.

4

Më pas i servirim me sheqer pluhur.

Lini një koment