Ananas i pjekur në skarë me nutella dhe mascarpone

Ingredientët

  • 2 ananas të prerë në feta
  • 2/3 filxhan djathë mascarpone
  • 1/2 lugë çaji vanilje
  • Nutella
  • 6 lugë krem
  • Vaj ulliri
  • 3 lugë arra të copëtuara

Udhëzimet

1

Përgatitni një tigan dhe vendoseni në ngrohje të mesme.

2

Lyejeni tiganin me vaj dhe fusni fetat e ananasit të skuqen rreth 3 minuta sa të marrin ngjyrë kafe.

3

Është e rëndësishme të lini ananasit në skarë, të paprekur, në mënyrë që të krijoni shenja të pjekjes.

4

Ndërsa ananasi gatuhet në një enë shtoni mascarpone dhe vanilje duke i përzier.

5

Në një tas tjetër përzjeni nutella dhe kremin dhe i vendosni në një mikrovalë për rreth 2 minuta që të përzihen më mirë.

6

Transferoni fetat e ananasit në një pjatë të madhe.

7

Hidhni dhe përzierjen e ngrohtë të nutellës me krem.

8

Pastaj hidhni dhe përzierjen e mascarpones dhe sipër shtoni arrat e grira.

Lini një koment