Kofsha pule me perime dhe verë të bardhë

Ingredientët

  • Qepë
  • Karrotë
  • Selino
  • Verë e bardhë
  • Vaj
  • Kofshë pule
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Marrim të gjitha perimet dhe i grijmë në kubikë të vegjël.

2

I hedhim në tigan për t'i skuqur për 5-6 minuta.

3

Shtojmë kofshët e pulës dhe i skuqim duke i përzier për rreth 10 minuta.

4

Më pas hedhim verën dhe i lëmë të gatuhen për 20 minuta të tjera.

5

Pasi të jenë bërë i heqim nga zjarri, i vemë në pjata dhe i dekorojmë me erëza sipas dëshirës.

Lini një koment