Makarona me qofte të bëra vetë

Ingredientët

  • 350gr makarona të gjata
  • Djathë kaçkavall i grirë
  • 500 gr mish i grirë viçi
  • 1/2 qepë, e grirë hollë
  • 2 feta buke të lagura në qumësht, vetëm tulin
  • 1 vezë
  • Një lugë kafe hudhër pluhur
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Për salcën e makaronave...
  • 1/2 qepë, e grirë 400ml salce domatesh
  • 1 dorë borzilok
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë me qepën, vezën, tulin e bukës të shtrydhur fort nga qumështi, hudhrën, kripën dhe piperin.

2

E lemë masën të pushojë për minimumi gjysmë ore në frigorifer mbuluar me leter kuzhine.

3

Pastaj me duar të lagura marrim pak nga brumi i qofteve dhe i japim formë të rrumbullakët me madhësi sa një kokërr arre.

4

I skuqim në zjarr mesatar në pak vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët dhe i lemë mënjanë.

5

Përgatisim salcën e makaronave duke kavardisur në vaj ulliri qepën e grirë derisa të zbutet, shtojmë salcën e domateve, borzilokun dhe hedhim brenda qoftet me kujdes.

6

I vemë kapakun dhe i lemë të gatuhen për 10-15 minuta në zjarr të ulët.

7

Ziejmë makaronat në ujë me krip.

8

Më pas i kullojmë dhe i spërkasim me pak vaj ulliri në mënyrë që të mos ngjiten.

9

Në pjatë, hedhim makaronat dhe sipër salcën me domate dhe qofte të vogla.

10

I spërkasim me pak djathë kaçkavall të grirë dhe i zbukurojmë me gjethe borziloku.

Lini një koment