Tortë akulli me banane dhe çokollatë

Ingredientët

  • 500 ml ajkë e ëmbël
  • 250 ml qumësht i kondensuar
  • Biskota
  • Banane

Udhëzimet

1

Përziejmë ajkën e ëmbël me qumështin e kondensuar derisa të bëhet një krem i fortë.

2

Shtojmë brenda bananet e grira në copëza të dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.

3

Më pas në enën ku duam ta përgatisim vemë një shtresë të trashë me biskota.

4

Sipër hedhim kremin e përgatitur dhe e futim tortën në akull për disa orë.

5

Pastaj e nxjerrim dhe e dekorojmë me çokollatë para se ta servirim.

Lini një koment