Byrek me domate dhe salmon për një shije ndryshe

Ingredientët

  • 200 gr brumë
  • 500 gr domate
  • 120 gr salmon me vaj
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë

Udhëzimet

1

Lajini domatet dhe pritini në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme.

2

Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin.

3

Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese.

4

Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendosini në frigorifer për 30 minuta.

5

Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5cm.

6

Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10 minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur.

7

Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit.

8

Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

Lini një koment