Kunguj të njomë me fileto pule në tigan

Ingredientët

  • NA KONTAKTONI
  • DREKA/ RECETA
  • Kunguj të njomë me fileto pule, dyshe e përsosur!
  • Printo recetën
  • Kunguj të njomë me fileto pule, dyshe e përsosur!
  • 1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
  • Persona: 4
  • Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 10 minuta
  • INGREDIENTËT
  • 1-2 fileto pule
  • 2 kunguj të njomë
  • 1 filxhan oriz basmati
  • 1 kokërr qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lëng limoni
  • 3-4 filxhanë lëng pule
  • Borzilok ose nenexhik
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Presim filetot e pulës në kubikë në drejtim të kundër të fijeve. Presim më pas kungujt në gjysëm rrathë.

2

Në një tigan të thellë hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë duke e spërkatur me kripë dhe piper.

3

Pasi qepa të jetë kaurdisur shtojmë filetot e pulës dhe i lemë derisa të ndryshojnë ngjyrë.

4

Më pas shtojmë kungujt dhe orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Lëngun e pulës e kemi ngrohur dhe e shtojmë në gatim së bashku me pak lëng limoni.

5

Në fund shtojmë hudhrën të grirë në rende, e mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë gatimin në temperaturë mesatare për 10 minuta.

6

Heqim kapakun, shtojmë pak vaj ulliri dhe disa gjethe borziloku ose nenexhiku. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë kaçkavall të fortë të grirë në rende.

Nutrition

  • 215 Calories

Lini një koment