Speca të pjekur me hudhër dhe uthull balsamike, sallata e mrekullueshme e verës

Ingredientët

  • 1 kg speca me ngjyra të ndryshme
  • 4 thelpinj hudhra të shtypura
  • 100 ml vaj ulliri
  • Kopër
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • Kripë
  • Djathë mozzarella (ospionale)

Udhëzimet

1

Pjekim specat në furrë për 20 minuta, në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine më parë.

2

I nxjerrim nga furra, i fusim në një qese të cilën e mbyllim dhe i lëmë për disa minuta.

3

I pastrojmë nga bishtat dhe farat edhe i presim fije – fije ose në copa të mëdha (sipas dëshirës).

4

Përziejmë në një tas specat me hudhrën e shtypur, vajin e ullirit, uthullën, kripën dhe koprën.

5

I lëmë të marinohen për 20 minuta në frigorifer

6

Tashmë sallata është gati, ju bëftë mirë! Sipas dëshirës mund t'i shtoni sipër edhe djathin mozzarella.

Lini një koment