Sot për darkë: Perime të zgarës me djathë kaçkavall

Sot për darkë: Perime të zgarës me djathë kaçkavall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 speca të kuqe
  • 2 qepë të kuqe
  • 2 patëllxhanë
  • 2 patate
  • 2 kunguj
  • 2 karrota
  • 150 gram djathë kaçkavall
  • 3 domate
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Lajmë me ujë të bollshëm të gjitha perimet, i qerojmë dhe i presim në formë kubike (përveç domates). Patëllxhanët i presim në rripa-rripa.

2

I kavardisim me vaj ulliri në një tigan bashkë me qepët e grira imët. I shtrojmë kripë dhe piper sipas dëshirës.

3

Në një tavë të lyer me pak vaj ulliri shtrojmë perimet (në fillim patëllxhanët) dhe i përhapim mirë. Sipër tyre shtojmë domatet e grira dhe djathin kaçkavall.

4

E fusim tavën në furrë, në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.

5

Pasi tava të jetë gati mund ta shoqëroni me pak bukë thekre.

Lini një koment