Sallatë e ftohtë orizi me karota, domate dhe ullinj

250 gram oriz
200 gram bizele
150 gram misra
100 gram ullinj të zi
200 gram domate qershi
200 gram kunguj të njomë
200 gram karota
Borzilok
2 lugë gjelle uthull
Kripë dhe piper të zi
Pak vaj ulliri

1.Vendosim në zjarr dy tenxhere ujë për të valuar. Tek tenxherja e parë shtojmë pak kripë dhe vendosim orizin për të zierë 14-15 minuta.
2.Pasi të kalojë kjo kohë e kalojmë menjëherë në shpëlarje me ujë të ftohtë.
3.Ndërkohë që zien orizi presim karotat dhe kungujt në kubikë të vegjël.
4.I vendosim në tenxheren e dytë fillimisht karotat dhe pas 2 minutave shtojmë bizelet, më pas kungujt.
5.I lëmë të ziejnë 4 minuta, më pas perimet i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i kullojmë.
6.Presim domatet në katërsh ose kubikë nëse janë të mëdha, ullinjtë i presim në unaza.
7.Në një tas të madh bashkojmë orizin me perimet e ziera. Shtojmë misrat, ullinjtë, domatet dhe i trazojmë të gjitha së bashku.
8.Shtojmë pak kripë dhe piper të zi, pak vaj ulliri, uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni.
9.Vazhdojmë i përziejmë duke shtuar dhe pak borzilok të copëtuar.
10.E lëmë 10-15 minuta të marinohet dhe e shërbejmë të ftohtë. Shijojeni!

Lini një koment