Njoki me brokoli dhe pulë, recetë e mrekullueshme që realizohet në pak minuta!

Njoki me brokoli dhe pulë, recetë e mrekullueshme që realizohet në pak minuta!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 brokoli e ndarë në lule të vogla ( i zierë për 5 minuta)
  • 1 pako njoki të gatshme
  • 1 gjoks pule (i zierë paraprakisht në një tenxhere me ujë e kripë dhe i prerë në copa të vogla)
  • ¼ filxhan me djathë parmigiano të grirë

Udhëzimet

1

Në një tigan ngrohni vajin e ullirit.

2

Shtoni njokit e ziera paraprakisht në mënyrë aldente dhe brokolin.

3

I marinoni me kripë e piper dhe i përzieni bashkë për 4-5 minuta.

4

I shtoni mishin e pulës dhe djathin parmigiano.

5

Hiqeni nga zjarri dhe e servirni të ngrohtë nëpër pjata. Ju bëftë mirë!

Lini një koment