Lulelakër e pjekur me mustardë, shije më të mirë zorr se keni provuar!

Lulelakër e pjekur me mustardë, shije më të mirë zorr se keni provuar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 lulelakër e ndarë në lule të vogla
  • 1 ½ filxhan me galetë
  • ¼ filxhan me mjaltë
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Bashkoni në një tas vezët dhe mustardën. I përzieni mirë.

2

Ndërkohë në një tas tjetër vendosni galetën.

3

Merrni copat e lulelakrës. Në fillim i lyeni me vezë, më pas me galetën.

4

I vendosni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar një letër kuzhine.

5

I spërkasni sipër me kripë dhe piper.

6

I fusni në furrë të piqen për 15-20 minuta.

7

I shërbeni me pak mjaltë sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment