Role kungulli në tavë mbushur me oriz dhe djathë

Role kungulli në tavë mbushur me oriz dhe djathë

Ingredientët

  • 3-4 kunguj të njomë
  • 3 qepë të njoma
  • 1 vezë
  • 220 gr mozzarella
  • 5-6 gjethe borzilok
  • 4 lugë gjelle parmigiano i grirë
  • 240 gr oriz gjysmë të zierë
  • 2 lugë gjelle kopër
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Ziejmë orizin jo plotësisht,

2

Pastrojmë kungujt dhe i presim në feta për së gjati shumë hollë dhe i spërkasim me pak kripë.

3

Pjesët anësore të kungullit i presim në kubikë të vegjël në brinjë 0.5 cm.

4

Qepët i presim në unaza shumë të holla. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim së bashku për 5 minuta kubikët e kungullit dhe qepët e njoma.

5

Më pas i transferojmë në një tas qelqi. Shtojmë në tasin me qepë dhe kungujt e kaurdisur, orizin gjysëm të zierë, një vezë të rrahur, kopër dhe 100 gr mozarrella në kubikë të vegjël si dhe 2 lugë gjelle parmigiano të grirë.

6

I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas. Lyejmë një tavë me pak vaj. Vendosim në tavolinën e punës 2 feta kungulli të bashkuara.

7

Përthithim vajin e kungullit me letër kuzhine, vendosim 1 lugë gjelle nga mbushja e përgatitur dhe e rrotullojmë si role.

8

Vendosim rolenë në një tavë dhe kështu vazhdojmë deri sa të mbushet tava. Spërkasim sipër me pak vaj.

9

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 50 minuta. Grijmë sipër një top mozzarella, pak gjethe borziloku dhe e vendosim përsëri tavën në furrë për 10 minuta të tjera.

10

E shërbejmë të ngrohtë!

Lini një koment