Pite me qumësht, gjoks pule dhe erëza, e thjeshtë dhe e shijshme

Ingredientët

  • 2 pite frigoriferi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 copa gjoks pule
  • 2 lugë rozmarinë të freskët
  • 2 lugë majdanoz të freskët
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Supë pule
  • ⅓ filxhan gjalpë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1qepë mesatare
  • ⅓ filxhan miell
  • Qumësht
  • 1 pako perime të ngrira
  • Letër alumini

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 220 gradë C.

2

Vendosni 1 pite në një tavë të thellë dhe bëjini disa vrima me pirun.

3

Piqeni piten në furrën e parangrohur për 5 minuta.

4

Pastaj hiqeni dhe vendoseni mënjanë të ftohet.

5

Nxehni vajin në një tigan mbi nxehtësi mesatare dhe hidhni gjoksin e pulës të marinuar me rozmarinë, majdanoz, kripë dhe piper.

6

Lëreni të gatuhet deri sa mishi të marrë ngjyrë kafe të artë, 2 - 4 minuta në secilën anë.

7

Ulni nxehtësinë dhe shtoni 2/3 filxhan supë pule dh elëreni të zihet 10 - 15 minuta.

8

Transferojeni mishin e pulës në një pjatë, duke e lënë të ftohet.

9

Ndërkohë shkrini gjalpin në një tigan të madh mbi nxehtësinë e mesme.

10

Hidhni brenda hudhrën dhe lëreni të gatuhet rreth 30 sekonda.

11

Shtoni qepë, kripë, piper dhe gatuajeni derisa qepa të jetë e tejdukshme, rreth 5 minuta.

12

Shtoni pak miell derisa të trashet përzierja.

13

Shtoni pak supë pule dhe qumësht duke e përzier vazhdimisht.

14

Hiqeni nga nxehtësia pasi përzierja fillon të trashet.

15

Priteni mishin e pulës në copa dhe përzieni me perimet e shkrira deri sa të kombinohen.

16

Hidhni përzierjen e perimeve me mish në piten e pjekur .

17

Sipër vendosni një tjetër pite duke e vulosur mirë dhe dekoruar me gishta ose pirun, nëse dëshironi.

18

Vendoseni byrekun në furrë dhe piqeni derisa të marrë ngjyrë kafe të artë, 30 - 40 minuta.

19

Kontrolloni skajet gjatë kohës së pjekjes dhe mbulojini me fletë alumini nëse fillojnë të skuqen shumë.

Lini një koment