Dermatologët ndajnë 5 truke për të reduktuar celulitin dhe realisht funksionojnë!
Ju mund ta kaloni tërë jetën duke luftuar kundër celulitit pa marrë ndonjë rezultat. Kjo mund të jetë për shkak të gjenetikës që do të thotë që asnjë dietë apo stërvitje nuk mund t’ju ndihmojë. Sidoqoftë, ekzistojnë disa mënyra për të minimizuar celulitin.
Sipas BrightSide ja cilat janë ato:
1. Masazh i thellë
Dermatologët thonë se masazhi mund të ndihmojë në qarkullimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. Problemi i vetëm është se efektet nuk zgjasin. Për të mbajtur rezultate të mira, duhet të keni seanca të rregullta masazhesh të thella, si një herë në javë, për shembull.
Kremërat
Nuk ka asnjë provë shkencore që kremrat kundër celulitit janë efektivë. Por ato mund të hidratojnë lëkurën tuaj kështu që të duket më e fortë. Vithet tuaja do të duken më mirë, por nuk duhet të mbështeteni në to për një rezultat të madh. E vetmja gjë për të cilën dermatologët janë të sigurt është se kremërat nuk japin efekte afatgjata. Terapia duhet të vazhdohet. Në rast se vendosni të provoni kremëra, mjekët sugjerojnë të blini një larmi të tillash dhe t’i jepni 8 javë kohë për të parë rezultatet.
Larja e trupit me furçë
Dermatologët thonë se larja e thatë mund të jetë efektive, por përsëri, nuk duhet të mendoni se do të shihni rezultate të mëdha. Për më tepër, ju duhet ta bëni këtë procedurë gjatë një periudhe të gjatë kohore. Por lajmi i mirë është, ju mund ta bëni vetë në shtëpi.
Si bëhet?
Lani lëkurën duke përdorur lëvizje në drejtim të akrepave të orës. Ju mund ta shihni se si ta bëni atë në foton më lart.
Përdorni presion të lehtë ku lëkura juaj është e hollë dhe furça më e fortë mbi lëkurën më të trashë.
Pas larjes së thatë, bëni një dush të freskët për të ndihmuar në largimin e çdo lëkure të thatë. Pastaj aplikoni pak vaj për ta zbutur.
Paisjet e bazuara në radiofrekuencë
Hulumtimet kanë treguar që pajisjet e radiofrekuencës janë efektive në uljen e celulitit. Në një studim u testuan 16 persona. Ata iu nënshtruan këtij trajtimi dy herë në javë gjatë 6 javëve dhe pati një rënie të 71.87% në perimetrin e kofshëve dhe 25% përmirësim të celulitit.
Duke përdorur energjinë RF për të ngrohur yndyrën, lëkura juaj forcohet dhe qarkullimi i gjakut rritet, i cili me kohë, ndihmon për të zvogëluar celulitin.
Trajtimet profesionale
Dermatologët thonë se disa procedura të veçanta të kryera nga ekspertë mund të jenë shumë efektive në uljen e celulitit. Një nga më të dobishmet nga këto njihet si “nënkërkim”. Ky manipulim prish “bandat” e vështira që shkaktojnë celulitin. Por sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të bëni këtë trajtim. 232 pacientë u studiuan dhe 99% e tyre ishin të kënaqur me efektin. Rezultatet mund të zgjasin deri në 2 vjet. Praktikuesit kanë vërejtur përmirësim edhe pas një seance.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment